Speciale Javanews/ Zgjedhjet në të dyja partitë kryesore në SHBA kanë kaluar tashmë diçka më shumë se gjysma e rrugës së nevojshme për të nxjerrë dy kandidatët që do të përballen për postin e Presidentit të Amerikës.
Gara zhvillohet mes 3 personave! Kush prej tyre do të jetë njeriu më i fuqishëm në botë, Clinton, Trump apo Sanders?! Javanews ju sjell rezultatet e deritanishme në dy garat që po zhvillohen, për të parë se kush i ka shanset më të mëdha për të dalë në krye.
Partia Demokratike- Clinton vs Sanders
Zgjedhjet në Partinë Demokratike, ndryshe nga ato në Partinë Republikane, kanë në brendi edhe votën e atyre që quhen “superdelegatët” (712 në total). Këta persona janë përgjithësisht si rregull individë me poste të larta në parti ose ish Presidentë apo zv.Presidentë etj. Psh Barack Obama është një superdelegat.
- Një veçanti e “superdelegatëve” është se ata mund të ndërrojnë votën e tyre nëse duan, pra 712 votat e superdelegatëve mund të lëvizin nga njëri kandidat tek tjetri… edhe pse historikisht nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim domethënës në votim.
- Delegatët e thjeshtë janë përfaqësues që dalin nga votimi i qytetarëve apo nga disa mënyra të tjera që variojnë nga shteti në shtet. Secili shtet ka numrin e tyre të delegatëve dhe secili kandidat, në bazë të votave fiton një numër të caktuar delegatësh. Një kandidat shpallet fitues në një shtet, nëse fiton shumicën e delagëtve të atij shteti.
–Hillary Clinton është ajo që ka më shumë nga votat e “superdelegatëve”, rreth 469 (të deklaruar haptazi që do mbështesin ish Sekretaren e Shtetit) ndërsa Bernie Sanders ka deri më tani 31 prej tyre.
Numri total që i duhet një kandidati të PD-së për të fituar është 2.383 delegatë. *Matematika është e thjeshtë: Kongresi i Demokratëve ka në total 4,762 dhe fitues shpallet ai që merr shumicën e votave, pra 50+1.
Hillary Clinton– Aktualisht, duke numëruar edhe “superdelegatët” ( 469) ajo ka 1712 delegatë… i duhen edhe 671 të tjerë për tu shpallur fituese
Bernie Sanders– Aktualisht, duke përfshirë edhe “superdelegatët” (31), ai ka 1011 delegatë dhe është prapa konkurrentes së tij me 701 të tillë
**Por, nga ana tjetër, zgjedhjet në një sërë shtetesh të mëdha, ende nuk janë bërë. Bëhet fjalë për: New York (291 delegatë) Pensilvania(210 delegatë) California (548 delegatë)
Në total janë “disponibël” edhe 2,042 delegatë që do të dalin nga votimet e mbetura në një sërë shtetesh.
Partia Republikane- Trump vs Cruz dhe… Kasich
Partia Republikane nuk ka “superdelegatë”, por ndryshe nga demokratët, dukshëm kësaj here, republikanët vijnë me më shumë kandidatë.
Një tjetër dallim është dhe fakti se për tu nominuar si kandidati për President në Partinë Konservatore, janë të mjaftueshëm 1,237 delegatë.
Numrat dukshëm favorizojnë Donald Trump, ndërsa në vend të dytë, por përsëri mjaft larg miliarderit ndodhet Ted Cruz.
Një fak tjetër interesant në garën e Republikanëve është numri i madh i kandidatëve që e lanë garën duke u dorëhequr prej saj. Aktualisht janë dorëhequr 14 kandidatë për nominim: Jebb Bush (fushata e tij kushtoi 150 mln dollarë), Carson, Christie, Fiorina, Gilmore, Graham, Huckabee, Jindal, Pataki, Paul, Perry, Rubio, Santorum dhe Walker.
Donald Trump ka aktualisht 736 delegatë… i duhen edhe 501 të tjerë.
Ted Cruz ka aktualisht 463 delegatë… është prapa Trump me 273 delegatë
John Kasich ka aktualisht 143 delegatë dhe….është shumë prapa, rreth 593 nga Donald Trump
Javanews.al