Seanca e sotme plenare ka patur sërish përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak këtë herë është bërë raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani.
Deputeti socialist Pandeli Majko ka qenë kundër mënyrës së si kolegu i tij demokrat Gazment Bardhi ka marrë në pyetje Dumanin.
Sipas Majkos Dumani nuk është aty si vartës i askujt, pasi vjen ga një institucion i pavarur.
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e çbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.
Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.
Felaj: Po abuzoni zonja Vokshi, keni folur
Vokshi kundërshton nga vendi: Nuk lejohet.