Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën për ‘Shfrytëzim prostitucioni”.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është prangosur nga karabinerët e Napolit, pasi dyshohet se shfrytëzonte një 17-vjeçare për prostitucion, shoqja e bashkëshortes së tij, me qëllim të pagimi të qerase së banesës.
Ka qenë vetë vajza ajo që e ka denoncuar shqiptarin në polici, ndërsa kjo e fundit bëri arrestimin e tij në momentin që 28-vjeçari e shoqëronte 17-vjeçaren tek një klient.