Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha la kandidat Petro Gjikurinë për Himarën që të lobojë për heqjen e ‘non gratës’ së tij në SHBA.
”Unë them se nuk i është vënë kapak konfliktit me Blerin. Votat në Himarë nuk i blinte Bleri dhe Greqia do të investojë në zgjedhjet e ardhshme për të marrë bashkinë e Himarës për të fituar zgjedhjet.
Kjo ngjarje do të përsëritet dhe me 4 gusht. Mendoj se Himara do të votojë shqip dhe kundër një investimi grek. Ndryshe nga Gjikuria, Tavo është një person me një karrierë politike.
Gjikuria përfaqësues si klanit grek në SHBA. Nuk besoj se Himara do të votojë klanin e Vorio-Epirit në SHBA. Berisha i la Himarën klanit grek në Amerikë, që ata të lobojnë për heqjen e Non-Gratës”, – tha Spahiu për Report Tv.