President i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për atentatin e bërë ndaj Donald Trump.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai ka dënuar sulmin, duke thënë se akte të tilla nuk kanë vend në një demokraci.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, shkruan Begaj.
/a.r