Tabloidi britanik “Hello” i kërkoi falje aktorit amerikan George Clooney për publikimin e një intervistë, që aktori tha se ishte e “fabrikuar krejtësisht”.
Disa referenca nga artikulli bënin me dije se ylli amerikan flet për martesën e tij me avokaten britanike, juristen për të Drejtat e Njeriut Amal Clooney. Lajmi mori dhenë dhe u botua edhe nga media të tjera.
Clooney ka thënë në një deklaratë se nuk ka dhënë ndonjë intervistë për Hello dhe se citatet që atribuohen atij janë të pasakta. “Për të pasur një intervistë ekskluzive të pretenduar është shpikur krejtësisht diçka e re dhe ky përbën një trend shumë shqetësues”, ka shkruar aktori.
Gazeta tha se e ka blerë intervistën në mirëbesim nga Agjencia Famous. Në një deklaratë të dhënë nga gazeta “i kërkoi falje të thellë zotit Clooney dhe gruas së tij Amal për çdo shqetësim që artikulli mund t’i ketë shkaktuar”.