Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Makina e policisë ka shtypur një këmbësor.
Për fat të mirë, i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, AMPL ka nisur hetimet për punonjësin e policisë.
“Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/a.r