Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes. Vendimi i Autoritetit është marrë në dhjetor 2015 dhe u është dërguar në atë kohë palëve të interesuara, që kishin kërkuar mendimin e Autoritetit, por u bë publik vetëm dje, në mënyrë që të mos pengoheshin negociatat.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, tha për Monitor.al se “Autoriteti ka përshëndetur faktin që drafti është konsultuar me ta, por bazuar dhe në raportin e monitorimit që ka bërë më përpara Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit”.
Rekomandimi tjetër i autoritetit ka qenë që të “Të liberalizohen shërbimet( ground handling) sipas anekseve të kontratës koncensionare: (i) Pagesës së Shërbimit në Tokë dhe e Uljes dhe e Ngritjes, (ii) Pagesës për Pasagjerët, (iii) Pagesës së Kargos, (iv) Pagesës së Parkimit të Avionëve dhe (v) Pagesës së ndriçimit të aerodromit”.
Një ditë më parë, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri të ditur se është arritur marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit me Tirana Interniational Airport, kompanisë që ka një kontratë 25 vjeçare për menaxhimin e Aeriportit të Rinasit, funksionale që nga viti 2004. Sipas marrëveshjes së arritur hapja e aeroportit të Kukësit do t’i shtojë 2 vite kontratës koncesionare së TIA, ndërsa në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncensionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore. http://www.monitor.al/hiqet-eskluziviteti-tia-haxhinasto-marreveshja-formalizohet-pasi-te-votohet-ne-kuvend/
Po sikur Aeroporti i Kukësit të mos bëhet funksional në dy vjet?!
Autoritetit të Konkurrencës iu kërkua të shprehet në lidhje me të drejtat eskluzive të shërbimit të transportit ajror ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve sa i përket draft-marrëveshjes së propozuar e cila ka si pasojë ndryshimin e zonës gjeografike të eskluzivitetit të operimit të fluturimeve ajrore ndërkombëtare tregtare(kargo dhe pasagjerë).
Sipas relacionit, Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të eskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit.
Autoriteti i Konkurrencës rekomandon hapjen e tregut dhe të shërbimeve aeroportuale në mënyrë të veçantë nga hyrja e mundshme e kompanive ajrore me kosto të ulët (low cost) por thekson se gjatë negocimit të rishikimit të marrëveshjes duhet marrë në konsideratë:
1- Performaca financiare e “Tirana International Aeroport” gjatë viteve të operimit;
2- Stanjacionin e treut sa i përket numrit të pasagjerëve(rreth 1.81 milionë në vit për 2013 dhe 2014) duke humbur avantazhet e rritjes së shpejtë të tregjeve në rajon dhe vendet e Bashkimit Evropian nga operimi kompanive me kosto të ulët;
3- Metodologjinë e përdorur për zgjatjen e afatit të paktën me dy vjet pa vendosur kusht operimin e aeroporteve të tjera;
4- Bazën e informacionit të vënë në dispozicion nga OSHA nëpërmjet një Memo të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe informacionin shtesë në seancën dëgjimore të datës 23.12.2015;
Këto janë arsyet që e kanë shtyrë Autoritetin të rekomandojë të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes.
Dyshimet janë nëse aeroporti i Kukësit do të arrijë të jetë funksional për dy vjet, për shkak të gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet dhe investimeve të mëdha shtesë që duhen për ta kthyer atë në punë. Nuk është bërë ende e qartë nëse Kukësin do e menaxhojë vetë shteti, apo ky i fundit, në pamundësi për të investuar do e japë me koncesion te privatët. Nuk ka të dhëna as nëse operatorët me kosto të ulët do të kenë interes të operojnë në Aeroportin e Kukësit, në gjendjen në të cilën është si dhe konkurrencën e fortë që mund të ketë nga Aeroporti i Prishtinës, ku operojnë tashmë disa low cost.
Kompania ndërkohë është në shitje dhe mësohet që koncesionari ka negociuar fort për të pasur një marrëveshje sa më të mirë, në mënyrë që të mos ulë vlerën e kompanisë te blerësi i ri.http://www.monitor.al/tirana-airport-ne-negociata-per-tu-shitur-kinezet-te-interesuar/
Dhe për momentin duket se koncesionari ka arritur të marrë edhe dy vjet zgjatje kontrate, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse brenda dy viteve të ardhshme shqiptarët do të mund të fluturojnë me çmime të uëta nga Aeroporti i Kukësit./Monitor