Greqia kërkoi sot sqarime nga ana e FMN-së pas publikimit nga Wikileaks të një dokumenti për çështjen e negociatave në proces midis Athinës dhe kreditorëve të saj, në të cilën përfaqësues të Fondit bëjnë me dije për një rast të përsëritur të pamundësisë së shlyerjes së huasë në vend.
“Qeveria greke kërkoi sqarime nga FMN-ja për të ditur nëse shqyrtimi i kushteve për mosshlyerjen e borxheve të Greqisë, pak para referendumit për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian është pozicioni zyrtar i Fondit”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Olga Gerovassili në një deklaratë.
Mëngjesin e sotëm, Wikileaks publikoi atë që organizata e paraqiti si transkriptimin e një video konference të zhvilluar më 19 mars midis Poul Thomsen, kreut të departamentit Evropian të Fondit dhe Delia Velculescu, shefes së misionit të FMN-së për Greqinë.
Ata diskutuan strategjinë për miratimin e planit të ndihmës për Athinën, ndërsa FMN-ja nuk ra dakort që në herën e parë, pasi bisedimet dështuan kryesisht shkak i reformës së pensioneve dhe reformës fiskale