Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.00 në aksin rrugor Shkodër-Postribë, në afërsi të fshatit Hot i Ri.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur midis tyre teksa udhëtonin me shpejtësi të lartë.
Për momentin raportohet për dy persona të plagosur rëndë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.