Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të bëjë që sërish nesër në vendin tonë moti të jetë i qëndrueshëm, e për pasojë kthjellimet do të jenë, me përjashtim të zonave Lindore të cilat do të ket vranësira kalimtare. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të kthjellimeve në bregdet dhe zonat e ulta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Europë
Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe shira në gadishullin Iberik, si edhe një pjesë të Europës Qendrore. Rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu me shira të dobët do të mbetet situata e moti për Europën lindore. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante./Noa