Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, u paraqit ditën e sotme në SPAK, ndërsa u shpreh se ka sqaruar situatat.
Olsi Rama nuk ka dhënë shpjegime lidhur me statusin me të cilin u thirr në SPAK apo për çështjen për të cilën është pyetur, por ka thënë se shpjegimet e tij ia ka dhënë personave përkatës, duke iu referuar kështu prokurorit apo agjentëve të BKH që e kanë marrë në pyetje.
“Isha si person që kam dijeni. Shpjegimet e mia i kam përmendur. Sqarova situatën dhe nuk ka asgjë më tepër për të shtuar. Faleminderit!” tha Olsi Rama për gazetarët.
Kujtojmë se ndaj tij ka një kallëzim nga Gazment Bardhi për çështjen e laboratorit të Xibrakës. Por ai në të njëjtën kohë ka kallëzuar dhe Bardhin për akuza të rreme.