Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për mediat këtë të premte, një ditë pas protestës së opozitës.
Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protesta e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa tek arsyet, ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.
“Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.
Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët.
Janë kaq shumë arsye për të protestuar”, tha Meta.
E teksa Berisha dihet qe per keto lloj denoncimesh i referohet Qytetarit Dixhital, Ilir Meta nuk dha ndonje reference, deshmi anonime apo prove.
/a.r