Kryetari i PL, Ilir Meta, tha se prania e madhe e të rinjve në protestën e mbrëmshme është shumë premtuese për fitoren.
“Kënaqësi që dje të takoja në ballë të protestës, Fiona Nishanin, e cila është tashmë edhe pedagoge, por gjithmonë e angazhuar në betejë kundër regjimit.
Pjesëmarrja e lartë e të rinjve në protestën madhështore ishte shumë premtuese për Fitoren që nuk e ndal askush dhe që po afron!” shkruan Meta.
/a.r