Një imazh i pazakontë erdhi nga gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë. Protagonistë ka qenë sekretari i Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe presidentit të saj. Luciano Nakis është parë duke i fshirë djersët presidentit Claudio Tapia. Fillimisht u mendua se Tapia kishte punësuar dikë posaçërisht për këtë punë, por më pas rezultoi se ishte vetë sekretari i Federatës së Futbollit Luciano Nakis.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentuesit kanë pasur kritika të shumta.
Megjithatë, Claudio Tapia u përpoq që të justifikohej.
“Kisha temperaturë të lartë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe nuk ndihesha mirë. Unë as nuk mund të lëvizja, por nuk doja ta humbja ndeshjen. Prandaj Luciano Nakis ishte aty për të më shoqëruar. Ne jemi një ekip brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.
/a.r
Argentine Football Association president Chiqui Tapia had his own personal sweat-wiper at MetLife Stadium for the Copa semifinal.
An apt metaphor for the detached-from-reality orbit of so many senior football administrators. pic.twitter.com/BmDptZZjyY
— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 10, 2024