Zaha Hadid, arkitektja irakiano-britanike veprat e së cilës shtrihen në horizonte në mbarë botën, njëherësh femra e parë që fitoi “Pritzker Prize” çmimin më të madh në këtë fushë, vdiq të enjten në Majami. Ajo ishte 65-vjeçare. Me këtë rast “The Guardian” ka bërë përzgjedhjen e 10 projekteve më të mira të saj, transmeton Koha.net.
Zaha, përveç çmimit “Pritzker Prize”, është njëherësh femra e vetme që e ka fituar çmimin “RIBA Gold Medal” për arritjet jetësore dhe femra e vetme që e ka fituar dy herë “RIBA Stirling Prize”, shpërblimin më të madh të arkitekturës në Britani të Madhe.
Hadid shquhet për projektet e saj të guximshme dhe forma dinamike, me dizajne shumë komplekse.
Më poshtë mund t’i shikoni top dhjetë projektet më të mira të saj sipas The Guardian.
“Riverside museum” Glasgow, Skoci
“Vitra Fire Station”, Baden-Wuerttemberg në Gjermani
“Phaeno Science Centre”, Wolfsburg
“Bridge Pavilion”, Zaragoza, Spanjë
“Evelyn Grace Academy”, Londër
“Guangzhou Opera House”, Kinë
“Sheikh Zayed Bridge”, Abu Dhabi
“London Aquatics Centre”, Stratford
“Heydar Aliyev Cultural Center”, Baku, Azerbajxhan
“Galaxy Soho”, Pekin