Juristi Jordan Daci thotë se Gjykata Kushtetuese do ia heqë mandatin Olta Xhaçkës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se Xhaçka ka qenë dy herë në konflikt interesi, pasi është bashkëshortja e një investitori strategjik, si dhe ka qenë anëtare e Këshillit të Ministrave, ku bashkëshortit të saj iu dha ky status.
“Është e sigurt që mandati i saj do hiqet. Për mua, po. Familja përfiton. Pavarësisht nëse e fiton burri apo gruaja, është pasuri e përbashkët. Kjo është përfituese, nesër nga ajo pasuri. E gjithë ideja është që të shmanget në parim konflikti i interesit. Edhe një lekë është konflikt interesi. Ishte dy herë në konflikt interesi, ishte anëtare e Këshillit të Ministrave. Për mua, ajo ka një përfitim dhe përfitimi është i dukshëm. Mund ta ketë të merituar bashkëshorti, por duhet të zgjedhësh, ose ta kesh gruan ministre, ose të bësh biznes. Ajo ishte anëtare e qeverisë në rastin konkret. Kushtetuta, ligjvënësin, e ka prerë, funksioni i deputetit nuk pajtohet me asgjë tjetër. Duhet të zgjedhësh, ose të bësh gruan deputete, ose biznesin. Në të gjithë botën, pak a shumë e njëjta gjë është. Përfitimi mund të jetë edhe një lehtësi administrative. Nuk ka diskutim që anëtarët e Kuvendit, kanë të ndaluar çdo lloj aktiviteti. Për deputetin, kushtetuta nuk lejon asnjë lloj hapësire. Përpara se të përzgjedhë për ta mbrojtur, unë mendoj që standardi duhet të ngrihet. Mund të ishte vendimmarrje politike, që këtu mbaron kontrata me PS. Nuk ka kuptim”, theksoi ai.
abcnews /a.r