Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet që të vizitojë Kosovën. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se organet e sigurisë në vend janë përgjegjëse për t’i ofruar përcjellje policore çdo personaliteti dhe niveli të lart që viziton Kosovën.
“Çdo delegacion që vjen në Kosovë dhe posedon leje të autoritete të Replikës së Kosovës , Policia varësisht prej nivelit të delegacionit dhe vlerësimeve të rrezikshmërisë i ofron përcjellje policore”, ka Kelani.
Merret vesh se kreut të Qeverisë së Serbisë, i është lejuar vizita në Kosovë. Vuçiç edhe disa javë më herët kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit.