Përdoruesit e lëndëve narkotike po “sulmohen” nga infarktet e miokardit ndërsa pijet alkoolike po sfidojnë shëndetin e shumë të rinjve në këto ditë temperaturash ekstreme. Fundjavat janë ditët që urgjenca dhe shërbimi i kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“ presin më shumë raste të abuzuesve më këto lëndë, të cilat sipas mjekëve , sjellin pasoja shumë të rënda për shëndetin.
Fundjavat në QSUT janë ditët që mjekët asistojnë më shumë individët që janë përdorues të lëndëve narkotike apo alkoolit për shkak të problemeve nga abuzimi më këto lëndë. Mjekët kardiologë të QSUT thonë së përdoruesit e lëndëve narkotike në veçanti po “sulmohen“ nga infarktet e miokardit.
Në gjendje të rënduar shëndetësore vijnë edhe përdoruesit e alkoolit të cilët si pasojë teprimit me pije alkoolike në këto temperatura ekstreme dehidratohen dhe e lënë trupin e tyre në gjendje të mjerueshme
Grup moshat më të prekura janë të rinjtë të cilët priren t‘i konsumojmë këto lëndë pas festave , koncerteve apo udhëtimeve nëpër skafe me shoqëri në fundjavë.
/a.r