Një 4-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti rrugor ditën e martë në Elbasan. Policia bën të ditur se makina e drejtuar nga një 15-vjeçar është përplasur me murin rrethues të oborrit të një banese dhe nga zhvendosja e portës metalike është dëmtuar fëmija.
“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/a.r