Nga Ben Manaj
Shoh me shqetësim në mediat sociale, por edhe nga burimet e mia se në Ksamil, çmimet kanë kapur qiellin si 80 euro për një shezlong apo 200 euro për një natë, etj etj!
Kjo është çmenduri dhe mendjelehtësi që nisur nga historia e resorteve të tjera shqiptare që e kanë pësuar nga grykësia, ka vepruar si bumerang.
Praktika “u bë deti kos” është kundërproduktive dhe të jeni të sigurt se do shndërrohet në gropë për të ardhurat afatshkurtër për bizneset dhe banorët që bëjnë biznes në turizëm në atë që me apo pa të drejtë në mediat e huaja është quajtur “Maldivet e Evropës”!
Lexoj dhe dëgjoj edhe drejtpërdrejt nga anglezë që duan të shkojnë në Ksamil se këto çmime bien ndesh me raportet dhe shkrimet dashamirëse nëpër mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale për lirëshmërinë e çmimeve në atë resort!
Çmimet mund të argumentohet se i vendos tregu! E qartë dhe e kuptoj, por kam frikë se kjo situatë do ç’bëjë reklamën e madhe për turizmin në përgjithësi në Shqipëri dhe Ksamilin në veçanti!
Kam frikë se Ksamili do e pësojë si Durrësi dikur dhe lipset të mësojë nga Durrësi apo Velipoja. Këtë shqetësim e kam edhe si shqiptar që ka një pronë në Ksamil.
Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj sepse kanë edhe opsione të tjera, qoftë edhe nëpër Shqiperi apo në shtetet afër.
Koha do i japë të drejtë edhe këtë sezon, por edhe më vonë kësaj çmendurie që s’ka se si quhet “low-cost Greece”!
Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi bashkë-ksamiljot! Turizmi nëse nuk e dini ende, është shumë kapricoz. Sepse mund të mos ju vijnë më turistët më këto çmime të tmerrshme.
Mos qoftë ky fati i Ksamilit!
Ben keta Jane fshatare dhe kusare