“Si historian, dua të përqendrohem në një keqkuptim që doli në pah në lajmet mbi vdekjen e tij: Media në gjuhën gjermane shpesh e quante shkrimtar “franko-shqiptar”. Në të vërtetë, Kadare, veç shtetësisë shqiptare dhe franceze, kishte edhe atë kosovare. Fakti që kjo e fundit nuk përmendej, flet për qëndrimin hierarkik të intelektualëve perëndimorë ndaj ‘Ballkanit’.
Por në fakt, Kadare nuk ishte shkrimtar franko-shqiptaro-kosovar, por shkrimtar shqiptar. Disa mendje të mençura në Perëndim nuk mund ta pranojnë këtë, sepse koncepti politik i tyre për identitetin kombëtar reduktohet te shtetësia. Ky është një koncept problematik për shumë emigrantë.
Ndërsa në rastin e Kadaresë, ai është ngatërrues. Ismail Kadare ishte përfaqësues i mprehtë i nacionalizmit laik shqiptar të orientuar kah Evropa. Shpresojmë që nuk do ta ndjejmë mungesën e të ndjerit edhe në këtë drejtim.”- shkruan ai. A.K.