Një grimere në Rusi ka krijuar një video ‘tronditëse’ që tregon transformimet e disa prej femrave që janë rregulluar tek ajo – dhe pas grimit ndryshimi i tyre është aq i madh sa që ato mezi duken që ishin ato para grimit.
Goar Avetisyan, 22 vjeçe nga Moska, është një grimere dhe stiliste me 2.2 milionë ndjekës në Instagram. Ajo poston rregullisht video para-dhe-pas të klienteve të saj, të cilat i nënshtrohen makijazhit, transmeton Gazeta Express.
Videoja saj e fundit, e publikuar edhe në DailyMail, është bërë hit në rrjetet sociale, për faktin se ndryshimi para dhe pas grimit është shumë i madh.
Kjo është fuqia e grimit: