Studiuesit tregojnë se të paktën 10 % e popullsisë amerikane është e frikësuar nga numri 13, dhe aq më tepër kur data 13 përkon me ditën e premte. Njerëzit shmangin martesën në këtë datë, udhëtimet janë më pakta, madje dhe ditët e punës. Por çfarë ka kaq të pafat numri 13 dhe si ka filluar ky supersticion numerik?
Miti i hershëm përreth origjinës së frikës është përfshirë në një nga dokumentet më të vjetra ligjore në botë, Kodi i Hamurabit, në të cilin thuhet se mungon ligji i 13 nga lista e rregullave ligjore. Por në fakt, lënia jashtë e këtij ligji nuk ishte gjë tjetër veç se një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit i cili nuk përfshiu një linjë të tekstit.
Matematicienët dhe shkencëtarët, ndërkohë, vënë theksin te numri 12, shpesh i konsideruar si numri i përsosmërisë në botën e lashtë.
Sumerët e lashtë zhvilluan sistemin numëror të bazuar në përdorimin e 12s, që ende përdorët për të matur dhe kohën e sotme: Kalendarët me 12 muaj, gjysma e ditës me 12 orë etj.
Frika për numrin 13 duket edhe në disa teori popullore, të cilat kanë të bëjnë të dyja me të ftuarin e 13-të në evente në antikitet. Në Bibël, Juda Iskarioti, i ftuari i 13 që arriti në Darkën e Fundit, është personi që tradhëtoi Jezusin.
Gjithashtu duket sikur frika e pashpjegueshme që rrethon numrin 13 është një konstrukt kryesisht perëndimor.
Disa kultura, duke përfshirë egjiptianët e lashtë, e konsiderojnë si numër me fat, ndërsa disa kultura të tjera shmangin numra të tjera si për shembull në Azi, numri 4 shmanget.
Sipas Qendrës së Menaxhimit të Stresit në Karolinën e Veriut, më shumë se 80% e ndërtesave të larta në SHBA nuk e kanë katin e 13, dhe po ashtu hotelet, spitalet dhe aeroportet shmangin përdorimin e dhomës me numër 13./ TiranaObserver