Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.
Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.
Shkak për vrasjen e të riut Neritan Trifoni, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.
Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.