Shkon në shtesa supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë.
“Panzerat” luftuan deri në fund, dhe në fund të 90 minutave shënuan golin e barazimit duke i hequr Spanjës fitoren nga dora.
Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente zhbllokoi takimin në minutën e 52. Jamal nga e djathta gjeti hapësirën për pasimin tek Olmo, i cili gjuajti dhe mposhti portierin Nojer.
Kur mendohej se Spanja do të kualifikohej në gjysmëfianle, Gjermania gjeti golin e barazimit në minutën e fundit. Fantastik Uirtz, mposhti Simon 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Në minutën e 8, Pedri pësoi dëmtim dhe la fushën e lojës me lot në sy.
Në minutën e 15, Jamal tentoi nga goditja e dënimit, por topi shkoi jashtë edhe pse kaloi murin.
Në minutën e 21, Kimish nga e djathta harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ku Haverc gjuajti me kokë, por shumë në qendër, duke dërguar topin në duart e portierit Simon.
6 minuta më vonë, Spanja fitoi një tjetër goditje dënimi. Uilliams gjuajti, por spanjollët nuk e shfrytëzuan siç duhet.
Në minutën e 33, Kimish futi nje top në zonë,, por Simon priti topin e gjuajtur nga gjermani.
2 minuta më vonë, Haverc pati një tjetër rast për të kaluar Gjermaninë në avantazh, por u ndal sërish nga portieri Simon.
Në minutën e 36, Uilliams dha një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa u ndal nga Nojer në shtyllën e parë.
Në gjysmëfinale, Spanja do të ndeshet me fituesin e çiftit Francë-Portugali. Kjo nbdeshje do të zhvillohet në orën 21:00 në “Volksparkstadion”.