Dashamir Shehi i uli të gjithë bashkë edhe pse në zgjedhje nuk pritet të jenë kështu si opozitë. E kanë kuptuar që Zgjedhorja është në prag dështimi. Lajmin, edhe nëse do të jetë i keq e presin t’u jepet herët.
Demokrati i grupit të dialogut, Oerd Bylykbashi, nuk ju dha shpresë për asnjë nga pikat themelore, më kryesorja tha ai, Rama nuk kthen koalicionet e përbëra.
Ka një llogari humbjesh në shifra, por nuk mjafton për të pranishmit.
Vota e diasporës duket në prag dështimi. Bylykbashi dhe Enklejed Alibeaj, ish-bashkëkryetari i reformës zgjedhore, demokrati i dalë jashtë grupit parlamentar, kanë të njëjtin qëndrim përballë mazhorancës.
Por Alibeaj mendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i mban ende me shpresë. Elementët e ekuacionit janë popullsia në vend, diaspora, lista e votuesve dhe legjitimiteti i zgjedhjeve.
Sa i përket listës së hapur, ekziston një frikë që Rama do bëjë një manovër të kundërt, ndaj të cilës vota e opozitës duhet të jetë unike.