Angli-Zvicër është supersfida e ditës së shtunë në Europian, e vlefshme për çerekfinalen.
Takimi do të luhet në Düsseldorf, nën prezencën e 47 mijë tifozëve.
UEFA ka vendosur për gjyqtarët, arbitri italian Daniele Orsato do të vendosë drejtësi në këtë takim.
Orsato do të ketë ndihmën e Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë gjermani Daniel Siebert. Në VAR, është caktuar Massimiliano Irrati.