Ish-ministri Ylli Manjani dënoi mbrëmjen e djeshme arrestimin e Ilir Beqajt dhe personave të tjerë nën disa dyshime paraprake.
Manjani tha se të zbërthesh një skemë të tillë do shumë punë dhe nuk mund të dilet në konkluzione kaq shpejt, raporton javanews.
Ai u shpreh se ne kushtet e shtetit te sotem, masa e sigurise eshte mase ndeshkimi.
“Me rastin e Beqajt gjykatësja që ka dhënë masën thjeshtë është shfryrë. çfarë domethënë kjo, pronar faktik i restorantit? Ky term nuk ekziston, o je, o nuk je. Mbi bazën e ligjeve jodemokratike njeriu mund të dënohet edhe pse ka dashnore. Edhe për mua thonë që jam pronar faktik i disa restoranteve, thonë edhe që kam dashnore. Ky nuk është standard, por ndëshkim. Masa e sigurisë sot është masë ndëshkimi. E bëjnë këtë që të kënaqet populli. Jo po të fus brenda dhe rrugës zbulojmë disa gjëra” – tha Ylli Manjani.
javanews /a.r
Po instalohet kasta e partisë të prokurorëve.
Nuk do jetë dita që do kemi grusht shteti nga prokurorë të paaftë dhe gjyqtarë të cilët vihen në rresht për mbajtur detyrën.
Të arrestosh një individ vetëm sepse e ke përgjuar disa orë pa asnjë fakt të kapur në flagrancë për përfitime në mall ose monetar quhet gjenocid njerëzor .