Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për një vizitë në Turqi.
Ai sot në Izmir është takuar me guvernatorin e rajonit, Suleyman Elban.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar guvernatorin Suleyman Elban në zyrën e tij”, ka shkruar zyra e Guvernatorit të Izmirit në platformën “X”.
Kurti gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi.