Në Shqipëri rreth 34 mijë persona rezultojnë të divorcuar. Të dhënat e Censit treguan se gati gjysma e të divorcuarve i përkasin grupmoshës 40 deri në 50 vjeç. Por cilat janë shkaqet që i çojnë çiftet drejt gjykatës për të zgjidhur martesën në këtë moshë?
“Ka disa faktorë. E para zhvillimi në karrierë. Mundësitë për të gjetur veten janë të mëdha, ky individualitet i ditëve të sotme ndikon dhe te divorcet. Këta janë elementë të rinj, nëse deri dje kemi pasur dhunën në familje, abuzimin me alkoolin, bixhozin.”, thonë sociologët. Rritja e mirëqenies dhe mundësitë ekonomike u japin gjithashtu partnerëve në këtë fazë të jetës me shume siguri për t’i dhënë fund martesës.
“Kanë arritur një arsimim dhe mundësi ekonomike i bën ata të ndihem më të sigurt, nuk flasim për anën emocionale, por i gjen më të përgatitur si partnerë për sa i përket marrëdhënies së tyre që të jenë të ndarë.”, thonë sociologët. Të dhënat tregojnë se Shqipëria vijon të ketë numrin më të lartë të divorceve në rajon. Sipas sociologes shoqëria shqiptare po ndryshon gjithnjë dhe më shumë, gratë shqiptare po emancipohen me shume dhe po ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre, duke u bere me te vetëdijshme për prishjen e martesave qe nuk funksionojnë.