E reja e Enver Hoxhës, nusja e Sokol Hoxhës, Liliana Hoxha ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Liliana Hoxha shprehet se është një hidhërim i madh për popullin shqiptar, ndarja nga jeta e Kadaresë. Hoxha thotë më tej se legjendat si Kadare flasin më shumë kur duket sikur nuk janë, ashtu siç ka ndodhur me Balzakun, Heminguejn, Dostojevskin, Markezin etj.
“Hidhërim i pamasë per Ismail Kadarenë, ndonese ai nuk iku por mbeti. Ismaili shkruan cdo ditë e keshtu do të jetë gjithmone. Historia ka treguar që legjendat si ai flasin me shumë kur duket sikur nuk janë si Balzaku, Heminguej , Dostojevski, Markesi etj. U prehtë ne paqe shpirti i tij”, thotë në mesazhin e saj Liliana Hoxha.