Real Madrid ka bilanc më të mirë se Barcelona në El Clasico.
Barcelona dhe Real Madrid janë takuar 231 herë në ndeshje zyrtare dhe madrilenët kanë bilanc më të mirë se katalanasit.
Los Blancos kanë 92 fitore karshi 90 nga Blaugrana. Statistikat janë të ngjashme edhe në duelet e kampionatit, ku Real Madrid ka fituar 71 nga 171 duele, ndërsa Barcelona ka 68.
Skuadra e Luis Enriques ka bilanc më të mirë në vitet e fundit, përfshirë edhe fitoren 4-0 të fazës së parë të këtij kampionati, në “Santiago Bernabeu”.