Një shtetas japonez është arrestuar për një arsye të thjeshtë në një avion.
Japonezi i quajtur Pae, kishte refuzuar të ulej në ulësen e tij gjatë shërbimit të ushqimit sepse kishte dashur të bënte joga dhe të meditonte.
Ai kishte dashur të shkonte në pjesën e pasme të avionit dhe të qetësohej por ishte irrituar kur gruaja e tij dhe përgjegjësit nuk e lejonin të bënte atë për çfarë kishte nevojë.
Zyrtarë të FBI në gjykatë u shprehen se Pae kishte bërtitur se do të vriste pasagjerët dhe se nuk kishte zot që ta ndalonte. Për këtë shkak menduan se nëse lirohet do të jetë rrezik për gruan e tij, vetën dhe të tjerët.
Gruaja e tij gjatë kësaj kohe është duke qëndruar në një hotel ku është e mbrojtur.
Avokati i japonezit tregoi se çifti kishte ardhur për të festuar 40-vjetorin në Hawai, ai pohoi gjithashtu për një krizë të klientit të tij.
Pae i tha gjykatës se ai kishte 11 ditë që nuk kishte fjetur dhe gjithçka ishte si shkak i kësaj.
lajmi.net