Përpos dashurisë dhe respektit, një lidhje dashurie mund të forcohet edhe përmes këtyre 3 zakoneve:
Të jesh i/e butë dhe të mos luash rolin e një personi që vetëm kritikon
Në shumë raste, kritikat mund të merren si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj personit tjetër. Prandaj, në vend që ta kritikosh partnerin/en, provo t’i shprehesh me një gjuhë më të butë dhe mirëkuptuese mendimet e tua.
Vlerëso gjërat e vogla
Një përkëdhelje, një fjalë e ngrohtë…Të gjitha këto duhet të vlerësohen dhe të çmohen, për shkak se personi tjetër ndihet i dëgjuar dhe vijon të ketë të njëjtën qasje ndaj teje.
Merr përgjegjësi për veprimet e tua
Jo domosdoshmërisht duhet të mbrohesh nga gjithçka ndodh dhe t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër. Ndonjëherë, thjesht duhet të marrësh përgjegjësitë dhe të kuptosh gabimin që ke bërë.