Në Shqipëri Kodi Penal parashikon dënimin e një personi që kryen marrëdhënie seksuale me të mitura, pavarësisht nëse e dëmtuara ka qenë dakord për aktin. E tillë është edhe historia e një 23 vjeçari, pjesëtar i komunitetit rom, i cili ëhstë dënuar me 4 vite burg për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ai ëhstë surprizuar kur është arrestuar nga policia pasi kreu marrëdhënie me bashkëshorten e tij. Deri këtu gjithçka duket në rregull dhe normale. Por vajza të cilën ai pretendonte se e kishte grua, nuk kishte mbushur moshën e pjekurisë seksuale, dhe atë për t’u martuar ligjërisht. Bëhet fjalë për shtetasin E.S. nga komuniteti rom i cili banon në Tiranë. Ndëkorhë, e dëmtuara sipas dosjes së prokurorisë është shtetasja me inicialet S.A. e lindur në vitin 2003. Kjo shtetase ka kryer marrëdhënie me të riun me dëshirë, por sipas Kodit Penal, pavarësisht kësaj i mituri akuzohet për “kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura”.
Ngjarja
Si i pandehuri ashtu edhe e dëmtuara i përkasin komunitetit rom. Prej datës 15.09.2015 shtetasi E.S. kishte marrë në banesën e tij të miturën S.A. Ata kishin rënë dakord për të bashkëjetuar, dhe sipas traditave rome martesa e tyre në moshën e vasjzës ishte mëse normale. Nga data 15 deri në datën 22 shteator të vitit 2015 ata kanë jetuar së bashku dhe kanë kryer disa herë marrëdhënie seksuale, me pëlqimin e vajzës. Policia e Tiranës e informuar për rastin, ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar në datën 22 të riun në kushtet e flagrancës. Edhe pse çifti të habitur deklaruan para policëve se janë të martuar dhe po kryejnë marrëdhënie me pëlqimin e të dyve, u shoqëruan në komisariat. Vajza i’u nënshtrua ekspertizës mjekoligjore.
Dëshmia
Në rastin konkret, siç rezultoi e provuar nga shqyrtimi gjyqësor i pandehuri E. S. , më dt.17.09.2015 ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen Sajmira Avdiu, me dëshirën e kësaj të fundit. Nga deklarimi i të pandehurit gjate hetimeve rezulton se, ai e njeh të dëmtuarën prej rreth një viti pasi e ka bashkëshorte. I pandehuri ka qenë në dijeni për moshën e vajzës por ai ka deklaruar se i perket pakicës së komunitetit rome dhe sipas zakonit të tyre ata mund të lidhin martesë me të mitura dhe të vazhdojnë një bashkëjetese normale, perfshirë ketu edhe kryerjen e mardhënieve seksuale. Këtë qëndrim i pandehuri e ka mbajtur edhe gjatë gjykimit. Ndërkohë Kodi Penal parashikon që edhe nëse zhvillimi fizik i të dëmtuarës, i analizuar në harmoni me rrethanat e tjera në të cilat ka lindur dhe është zhvilluar njohja mes autorit të veprës penale dhe të dëmtuarës, mund të ngrejë dyshimin se, e dëmtuara nuk e ka mbushur moshën 14 vjeç, autori i veprës penale është i detyruar të informohet për moshën e të dëmtuarës.
Dënimi
Duke gjykuar të gjitha faktet, u konkludua se 23-vjeçari kishte informacion se po kryente seks me një të mitur. Pavarësisht dëshirës së saj kjo përbën vepër penale dhe ëhstë e dënushme. Ai u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, duke ëprfituar 1/3 e dënimit. Gjykata caktoi dënimin prej 7 vitesh burg për shtetasi S.A., dënim i cili zbriti në 4 vite e 8 muaj burg./Javanews