Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot projektin për Parkun në Liqenin e Kasharit.
Gjatë fjalës së tij ai tha se “përfitimi nga ky park është 10-fish për komunitetin. Nëse ne harxhojmë 1 milion dollarë për të rregulluar këtë park, ku përfiton i gjithë komuniteti i Kasharit dhe zonave përreth, kjo do të thotë që përfitojnë jo vetëm ata që do të shijojnë parkun, por edhe ata që kanë pronë, që do të marrin një vlerë të jashtëzakonshme, ashtu sic po marrin vlerë të gjithë pronat ku po investon bashkia e Tiranës. Sigurisht që shumë prej bizneseve do të kenë punë. Ne duam që të bëjmë një seri konsultimesh, por si fillim donim që ta prezantonim këtu për të kuptuar vlerën e këtij investimi”.
Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj kritikëve në lidhje me projektin e Këndit të Lojrave te Liqeni Artificial, duke theksuar se “bashkia do të vijojë punën kundrejt çdo sulmi që i bëhët punës së saj”. Ai ripërsëriti edhe njëhere faktin se më 1 qershor Këndi i Lojrave për fëmijët do të jetë gati.