Shumë shpesh impresionohemi nga yjet e Hollivudit, kur në moshë të shtyer duken mjaft rinorë. Pra, zakonisht pyesim veten nëse kanë ndonjë ilaç magjik. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë kështu. Disa yjet nuk janë gjetur më së miri me moshën, pavarësisht a është fjala për kirurgjinë plastike ose shprehitë e këqija të jetës.
Aktori, Mickey Rourke, sigurisht që është një njeri shumë i talentuar, por nuk është më i pashëm siç ishte dikur. Koha që e shpenzoi duke u marrë me boks e ndihmoi atë për të ndërtuar një shtat të mirë, por sigurisht se kjo nuk ka pasur ndikim të mirë në fytyrën e tij.
Për të, në të vërtetë ishte e nevojshme kirurgjia plastike për të riparuar dëmin e bërë. Megjithatë, në sajë të kirurgjisë plastike fytyra e tij nga viti në vit duket gjithnjë e më “qesharake”.
Melanie Griffith asnjëherë nuk është konsideruar bukuroshe e denjë, por në ditët e saj rinore dukej shumë më mirë. Aktorja u shfaq në një numër të filmave, karriera e saj shkoi mirë, duke fituar madje “Golden Globe” për rolin e saj në filmin “Working Girl”.
Megjithatë, me kalimin viteve rolet e saj u pakësuan dhe Melanie dukej shumë më keq. Ajo e ka tepruar me kirurgji plastike, por edhe një mënyrë e keqe e jetës ka çuar në faktin që ajo tani të duket pothuajse e panjohur.