Nuk ka shaka. ‘Dita e Gënjeshtrave’ është e ndaluar në Kinë. Tradita e lashtë e mashtrimeve dhe shakave në ditën e parë të muajit prill ka rënë viktimë e shtypjes në Kinë. Demokracia dhe fjala e lirë janë të mirëpritura në Perëndim, por jo edhe këtu.
“Dita e gënjeshtrave nuk është në përputhje me traditën tonë kulturore, apo vlerat thelbësore socialiste”, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. “Shpresojmë që askush nuk beson në thashetheme, bën thashetheme apo përhap”.
Si pjesë e një përpjekjeje të gjatë për të fituar kontrollin mbi atë që flitet në rrjetet sociale dhe shtypjes së kryengritjes, Partia Komuniste e Kinës ka filluar një fushatë prej tres vitesh për të kriminalizuar përhapjen e thashethemeve.
Postimi i Xinhua sugjeron që shakatë apo talljet e Ditës së Gënjeshtrave në lidhje me partinë mund të kenë pasoja serioze, citohet arbresh.info.