Serbia del edhe njëherë kundër politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin thotë se vendi i tij nuk do ta sanksionojë kurrë Rusinë, sepse do të humbiste një aleat historik.
Ai nënvizon se me ndëshkimin e Moskës, Serbia do të hapte një kapitull në negociatat për anëtarësim në BE.
“Më pas do të na priste kërkesa për shfuqizimin e Republika Srpska dhe kur ta pranonin atë, do të na priste kapitulli 35 me kushtin për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, tha zëvendëskryeministri serb.
Ai shtoi se qeveria e Beogradit bën politika të pavarura dhe jo të imponuara nga Brukseli.
“BE duhet të ndalojë së kërkuari prej nesh atë nuk mund t’ia japim”, nënvizon mes tjerash Vulin.
Disa ditë më parë, politikani pro rus dhe i sanksionuar nga Amerikan, tha se Serbia nuk ka pse të heqë dorë nga Kosova, pasi sipas tij, BE-ja nuk do t’i hapë derën Beogradit.
/a.r