Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës, ka identifikuar dy vende ku ishin vendosur kamera vëzhguese të kamufluara për monitorimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe punonjësve të institucioneve të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në veri të vendit.
Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë.
Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy persona të cilët do të merren në pyetje nga autoritetet e Kosovës për të zbardhur plotësisht rastin./m.j