Gruaja e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, terroristit më të kërkuar në botë, ka folur për martesën me këtë të fundit. Ajo ka thënë se ai ishte një njeri normal dhe familjar. Por, Saja al-Dulaimi thotë për gazetën zviceriane “Expressen”, se ai ishte një njeri misterioz dhe që nuk pranonte diskutime. Sipas saj, Abu Bakr al-Baghdadi jepte vetëm urdhëra.
Ajo e përshkroi martesën e tyre si të cekët dhe të palumtur. “Unë nuk e dua atë”, tha Saja al-Dulaimi. “Me të nuk mund të kishte një diskutim normal. Sapo ti nisje një bisedë, ai të jeptë urdhër për të bërë diçka. Se si ai arriti të bëhej kreu i organizatës terroriste më të madhe në botë, kjo është një mister. Ai ishte një familjar normal”, vijon ajo.