Familja e Durdaj i është drejtuar GJKKO me kërkesë në lidhje me përshpejtimin e procesit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.
Në kërkesë theksohet se nga tragjedia kanë kaluar tashmë 16 vite, është e rëndësishme që të merren masa që drejtësia të mos vonojë dhe të mos jetë drejtësi inaktive.
Në lidhje me masën e sigurisë, është kërkuar që ish ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës.
Në kërkesë theksohet se ekziston mundësia që Mediu të ndikojë tek dëshmitarët dhe ekspertët për sa kohë që është në gjendje të lirë.
“Ndërkohë që Mediu rezulton të ketë vizituar SHBA, ndërkohë që me anë të letërporosisë është kërkuar marrja në pyetje nga autoriteteve vendase të dëshmitarëve me shtetësi amerikane”, thuhet në kërkesë.
/a.r