Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka akuzuar se ministri i Financave nuk u kthen përgjigje kërkesave për informacion të deputetëve të opozitës, ndërsa tha se “as vetë socialistët nuk ia dinë mërin ministrit të financave pasi nuk vjen në seanca dhe nuk ka dalje publike”.
Përgjigjen për këtë akuzë ia dha zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se kjo gjë nuk i takon grupit të PD për ta vlerësuar, ndërsa tha se për rastin e mungesës së kthimit të përgjigjes për informacion do merret ajo personalisht.
Debati në Kuvend
Bardhi: Kjo sjellje juaj antikushtetuese është edhe te qeveria, asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk I përgjigjet deputetëve të opozitës. Ka dy muaj qe nuk di kush është ministër i financave, nuk vjen këtu në seancë dhe kur bëjmë kërkesa për informacion dhe nuk kthen përgjigje. Nuk mund të talleni me të drejta tona që na I njeh kushtetua.
Balluku: Ne e kemi detyrim ligjor dhe të gjithë ministritë përgjigjen. Nëse keni fakte konkrete se kush nuk është përgjigjur ma çoni mua kërkesën dhe do të përgjigjet zyra ime. Më dërgoni një listë të gjitha kërkesave që nuk keni marr përgjigje dhe do merret zyra ime por nuk besoj se asnjë nga kolegët nuk është përgjigjur.
Bardhi: Ministri I financave që as socialistët nuk ia dinë as emrin dhe as nuk ka aktivitet publik e nuk vjen në seancë nuk ka kthyer përgjigje të kërkesës për informacion të deputetëve të opozitës. Procedura nuk është që kur nuk na përgjigjen ministrat na u dashka të shkojmë te zv.kryeministrja. Është kryetarja e kuvendit që duhet të ndërhyjë, por kur ajo shkel vetë të drejtat e opozitës do ndodh kjo gjë dhe nuk do dëgjohet shqetësimi ynë.
Balluku: Nuk jeni këtu të vlerësoni se sa publik duhet të jetë ministri i financave, nuk u takon juve të vlerësoni këtë gjë. Ju qëndroni te kërkesa që keni sa I përket kërkesave për informacion të deputetëve. E dëgjuam problematiken qe keni dhe do e adresojmë.
/a.r