Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar sërish lidhur me debatet në Grupin Parlamentar të PD-së, ku disa ligjvënës kërkuan largimin e saj si kryetare e Komisionit parlamentar të Medias.
Açka në një reagim në rrjetet sociale shprehet se është njeri institucional dhe jo fugë politike.
“Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale”, shkruan Açka ndër të tjera.
Sipas saj, opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.
Postimi nga Flutura Açka:
Ferra nga F(t)erra dhe vuajerizmi mediokër opozitar
Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale.
Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën.
Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.
Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët.
I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025!
Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin.