Prej kohësh Enki Braçaj, spikerja e lajmeve të TV ‘Zjarr’ po shijon famën edhe jashtë vendit.
Ajo vijon të jetë pjesë e lajmeve rozë për dhënien e lajmeve me dekoltenë e hapur dhe pa recipeta poshtë.
Enki ka qenë e ftuar edhe në një emision grek përmes një lidhjeje në Skype, por që dështoi për shkak të problemeve teknike.
Megjithatë prezantuesja e emisionit nuk la pa e thumbuar pak bukuroshen shqiptare.
“Enki nuk na dëgjon apo e ka në përgjithësi këtë stilin që qesh me çfarë i thonë?!… E shikoj që qenka fiks për prezantuese lajmesh…”– thotë gazetarja greke./Lapsi