Deputeti socialist Ben Blushi duket se nuk është pajtuar deri në fund me atë çka prodhoi Kongresi i PS dhe ka ndërmarrë hapin ekstrem duke krijuar partine e re. Forca politike e shumëpërfolur prej disa kohësh si një mundësi për të mbledhur socialistët e pakënaqur, do të quhet Nisma Socialiste.
Vetë Blushi pritet ta prezantojë nismën si dhe figurat që do të marrin pjesë në të. Përveç deputeteve Mimoza Hafizi dhe Arta Dade, mendohet se të tjerë deputetë do ta deklarojnë sot lëvizjen e tyre nga PS drejt Nismës Socialiste.
Jo më kot, Blushi ka zgjedhur datën 1 Prill për ta bërë publike lëvizjen e tij të rë. Si sot tre vite më parë, në qytetin e Shkodrës PS dhe LSI firmos marrëveshjen parazgjedhore dhe deputeti ‘rebel’ duket se ka dashur t’i japë një tjetër domethënië kësaj date.
Duke parë datën në kalendar, redaksia e Javanews ju uron Gëzuar 1 Prillin!