Mbyllja e tregut ku ushtronin aktivitet romët, pas pallatit me shigjeta i ka ngritur pjesëtarë të këtij komuniteti në protestë.
Ata janë grumbulluar në hyrje të Unazës së Re dhe kanë bllokuar rrugën, çka ka provokuar konfrontime me policinë.
Për disa minuta situata ka qenë e tensionuar, ndërsa qarkullimi u vendos në kaos.
“Pas prishjes së shtëpive po na prishin edhe tregun. Me atë nxjerrim bukën e gojës”, tha njëri prej protestuesve rom.