Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri publike vendimin për rritjen e pagave për ushtarakët, që u miratua sot në Këshillin e Ministrave.
Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71.000 lek paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit, nga 42.000 lek në vitin 2019 pra një rritje në këto vite prej 29.000 lekësh. Të gjitha pagave u shtohet dhe trajtimi me ushqim që jepet në formën e pagës prej 16.000 lekësh.
Ministri Peleshi ftoi dhe të rinjtë për tu bërë pjesë e FA.
Pra një ushtar i VI nuk do të marrë 71.000 lek por do të marrë 87.000 lek. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi kushdo që do të bëhët pjesë e Forcave të Armatosura e nis me një pagesë 87.000 lek. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22% ku në ndryshim nga dy vitet e fundit, ku për të gjitha gradat pagat janë rritur me të njëjtën %, këtë vit do i japim më shumë prioritet gradave më të ulta. tha Peleshi.
Çfare deklaroi Ministri Peleshi:
Sa i përket pagave për Forcave të Armatosura, por dhe për personelin civil, dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt e deri te gjeneralët për rritjen sinjifikative të pagave. Kjo rritje filloi në vitin 2022, me rritjen më të madhe të historisë të pas viteve ’90 në Shqipëri, me 30% dhe një premtim dhe anagazhim i Kryeministrit që pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit deri sa ne të arrijmë nivelin mesatar të vendeve të Aleancës ku bëjmë pjesë. Pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit! Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze.
Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71.000 lek paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit, nga 42.000 lek në vitin 2019 pra një rritje në këto vite prej 29.000 lekësh. Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohet dhe trajtimi me ushqim që jepet në formën e pagës prej 16.000 lekësh.
Pra një ushtar i VI nuk do të marrë 71.000 lek por do të marrë 87.000 lek. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi kushdo që do të bëhët pjesë e Forcave të Armatosura e nis me një pagesë 87.000 lek. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22% ku në ndryshim nga dy vitet e fundit, ku për të gjitha gradat pagat janë rritur me të njëjtën %, këtë vit do i japim më shumë prioritet gradave më të ulta.
Rreshteri në vitin 2019 e ka patur pagën 48.200 lek, më rritjen prej 30% shkoi në 62.660 me rritjen e sotme shkon në 80.000, plus 16.000 të trajtimit ushqimor.
Majorit nga 68.800 lek paga i shkoi në 89.440 lek pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 107.000 pa trajtimin ushqimor. Diferenca në pesë vite është 38.200 lek.
Koloneli në 2019-ën paguhej 110.000 lek, shkoi në 143.000 pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 163.500 lek pa trajtimin ushqimor.
Gjenerali e ka patur 127.500 në vitin 2022 , shkoi në 165.000 pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 190.000 lek. Pra një rritje prej 62.500 lekësh.
Brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku e rikujtoj që ka arritur në 2% të GDP duke e bërë Shqipërinë një nga 22 vendet aleate në NATO që përmbushin angazhimin Aleancës ku 2% e GDP të jetë për mbrojtjen.
Në buxhetin e pagave ne lëvizim 11 milionë dollarë, duke patur parasysh që edhe personeli civil do të ketë rritjen e pagave siç u sqarua nga ministri i Financave.
Unë kam kënaqësinë të sjell këtu edhe një vendim tjetër, po për rritjen e pagave, për një kategori që bën një punë shumë të rëndësishme, të pazëvendësueshme, të çmuar, që janë personeli zjarrëfikës.
Kanë një rritje që shkon deri në 30% në varësi të gradave.
Asistent zjarri, që është grada më e ulët e zjarrëfikësit, paga aktuale është 46.000 lek, rritet në përqindje 30.43%, në vlerë 14.000 Lek, paga sot shkon në 60.000 Lek. Sapo hyn në Shërbimin Zjarrëfikës, paga fillestare nga sot do të jetë 60.000 Lek.
Zjarrëfikës, një gradë më lartë, ka pasur pagën 52.500 Lek, sot shkon në 65,000 Lek.
Kryezjarrëfikës nga 55.000 Lek shkon në 70,000 Lek.
Kryeinspektor zjarrëfikës nga 74.500 Lek shkon në 85.000 Lek.
Inspektor zjarrëfikës 64.200 Lek shkon në 75.000 Lek,
Komisar zjarrëfikës nga 97.500 Lek shkon në 105.000 Lek.
Drejtues zjarrëfikës nga 108.000 Lek shkon në 115.000 Lek.
Drejtues i pare zjarrëfikës nga 120.000 Lek në 140.000 Lek dhe drejtues i lartë zjarrëfikës nga 131.000 Lek shkon në 160.000 Lek.
Jemi në nivele shumë dinjitoze. Dua ta mbyll me një fjali. Jemi për fat të keq në prag të sezonit të zjarreve, vera e nxehtë sjellë dhe qinda vatra zjarresh. Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive, natyrisht edhe një apel të gjithë forcës tonë zjarrëfikëse, të qendrojnë në krye të detyrës për eleminin e pasojave, në një stinë që fatkeqësisht pritet të jetë me e nxehtë se vitet e tjera./m.j