Nuk ka të ndalur fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë, ndonëse me disa operacione të ndryshme autoritetet i kanë shpallur luftë, tashmë prej vitesh.
Në kuadër të operacionit “Territori i pastër”, policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 2738 fidanë bimësh narkotike në disa zona të qarkut.
Gjatë kësaj faze të operacionit, në fshatin Lohe të Malësisë së Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
M. B., kryetari i fshatit, dhe shtetasi A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në territorin e njësive administrative Shosh, Pult u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë Shllak, u gjetën 438 fidanë të tjerë.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.
/a.r